Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

"Mbret" i mesfushës, Granit Xhaka më i miri në Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
"Mbret" i mesfushës, Granit Xhaka më i miri në Premier
Granit Xhaka

Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka i cili luan për Sunderland, po i tregon botës së futbollit paraqitjen më “gold” të tijën. Sipas rezultateve të ndeshjeve të fundit 33-vjeçari Xhaka, e ka “nderuar” ekipin anglez në Premier League. Duke u kthyer kështu në një lojtar kyç për skuadrën.  

Në një panoramë më të gjerë Xhaka ka ditur të shkëlqejë edhe më larg se vetëm brenda ekipit.

Në përditësimet e fundit të “Sofascore”, ai është mesfushori më i vlerësuar në të gjithë ligën, me notën 7.37. Me një notë të tillë ai ka lënë pas emra si Declan Rice, Moises Caicedo, Bruno Fernandes e Dominik Szoboszlai.

Mesfushori i cili luan për Zvicrën, kaloi këtë verë nga Leverekusen tek Sunderland, për 15 milionë euro. Ndërkohë që kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2028.

Poll

Lexo gjithashtu