
Armando Broja do të jetë lojtar i Ipswich Town në Premier League. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do largohet nga Chelsea, ndërsa është zgjedhur formula e huazimit me detyrim blerjen në verën e ardhshme.
Mbi 30 milionë euro do i kushtojë Ipswich ky transferim, nëse qëndron në Premier League këtë sezon. Ky është pikërisht kushti që klubi londinez ka vendosur, për huazimin e Brojës.
Broja do të gjejë te Ipswich, Aro Muric që është portieri i përfaqësueses së Kosovës. Kujtojmë se te Chelsea nuk grumbullohej prej kohësh as me ekipin e parë.
Tashmë mbetet si do shkojë aventura e re. Kujtojmë se Ipswich ka shpenzuar shumë në këtë merkato për afrimin e lojtarëve, për të ndërtuar një ekip konkurrent për Premier League.
Vieë this post on Instagram