Manchester United që prej largimit të Ruben Amorim është është ende në kërkim të një trajneri, ndërsa aktualisht në stolin e tyre është ulur Michael Carrick. Disa emra kanë dolën në skenë si kandidatë për të marrë dejtimin e anglezve, dhe 44-vjeçari "guxoi" të rikthehet te ish-ekipi për pjesën e mbetur të këtij sezoni.
Por drejtuesit kërkojnë një trajner për sezonin e ri dhe puna duket se vazhdon që tani. Kështu i fundit që i shtohet listës së gjatë është Niko Kovac. Trajneri aktual i Dortmund “pëlqehet” nga drejtuesit, të cilët po studiojnë këtë pistë për ekipin e tyre.
Eksperienca e 54-vjeçarit në Gjermani, Francë dhe Kroaci, bën që të konsiderohet si i duhuri për “Djajtë”. Siç dihet ka drejtuar ekipe si Wolfsburg, Monaco, Bayern Munich, Frankfurt, Salzburg dhe Kroacinë.
