Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Manchester City nuk humb kohë, gjen te rivalët zëvendësuesin e Julian Alvarez

Shkruar nga NEWSPORT
Manchester City nuk humb kohë, gjen te rivalët zëvendësuesin
Liverpool

Julian Alvarez është transferuar te Atletico Madrid vetëm pak ditë më parë. Tashmë me largimin e tij, te Manchester City ka nisur puna për zëvendësuesin e argjentinasit.

Drejtuesve nuk u është dashur shumë kohë për këtë, pasi kanë gjetur te rivalët lojtarin e dëshiruar. Kështu në listën e tyre është Luiz Diaz, i cili luan me Liverpool.

Sipas mediave britanike bëhet me dije se bisedimet mes palëve do të nisin shumë shpejt dhe mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i “The Reds” për këtë interesim. Siç dihet Diaz është një nga titullarët e padiksutueshëm të Liverpool dhe në sezonin e ri është pjesë e planeve të Arne Slot.

Për të bërë të mundur këtë operacion, mësohet se City është i gatshëm të “derdhë” në arkat e Liverpool shumën prej 70 milionë euro. Kujtojmë se lojtari ka kontratë të vlefshme me “The Reds’ deri në qershor të vitit 2027.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga