
Manchester City në merkaton e verës do t’i nënshtrohet një revolucioni të madh, teksa shumë futbollistë do të largohen nga ekipi. Për këtë drejtuesit kanë nisur punën për të gjetur të preferuarit e tyre që mund t’i transferojnë në verë.
Kështu në radarin e tyre prej kohësh ka përfunduar Desire Doue. Ky i fundit luan me PSG-në në Ligue 1. Paraqitjet e tij me parizienët kanë tërhequr vëmendjen e kampionëve aktualë të Premier League, të cilët do të tentojnë edhe transferimin e tij në “Etihad Stadium”.
Fakti që është vetëm 19-vjeç bën që drejtuesit të kenë shumë pritshmëri për të ardhmen e tij në repartin e sulmit. Lojtari ka kontratë me parizienët deri në qershor të vitit 2029, ndërsa PSG nuk do e lëshojë lojtarin nëse ofertat për të janë poshtë 100 milionë eurove.
BOMBAZO: El Manchester City va por el fichaje de Désiré Douéhttps://t.co/cj1APTbWHS
— Fichajes.net (@fichajesnet) April 25, 2025