Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Lukaku, Casadei dhe 50 milionë euro, Chlesea nis bisedimet për transferimin e yllit të Napolit

Shkruar nga NEWSPORT
Lukaku, Casadei dhe 50 milionë euro, Chlesea nis bisedimet për
Ilustrim / Romelu Lukaku, Cesare Casadei dhe Euro

Chelsea është gati të bëjë të pamundurën për të transferuar sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen. Ky i fundit e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Serie A, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Për të bindur lojtarin, por së pari Napolin, “Blutë e Londrës” kanë gati një ofertë të majme. Romelu Lukakun, Cesare Casadei dhe 50 milionë euro, për të siguruar shërbimet e Osimhen.

Duke marrë parasysh që Lukaku është një dëshire e Antonio Contes, kjy operacion mund të kryhet. Madje, napolitanët do të siguronin edhe një sulmues të ri si Casadei dhe 50 milionë euro.

Megjithatë, gjithçka mbetet në dorën e vetë futbollistit të Napolit. Osimhen gjithashtu ka oferta edhe nga Franca, aty ku Paris Saint-Germain po shtyn prej muajsh.

Pritet të shihet cila do të jetë e ardhmja e sulmuesit nigerian, megjithatë Chelsea është aty me ofertë të bujshme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga