
Hugo Ekitike
Hugo Ekitike me shumë mundësi do të largohet nga Eintracht Frankurt në këtë merkato verore. Ndërkohë që ofertat për sulmuesin 22-vjeçar nuk kishin si të mungonin pas sezonit fantastik.
Liverpool dhe Chelsea kanë nisur luftën për të siguruar shërbimet e Ekitike. Ndërkohë që ky i fundit, ende nuk ka dhënë përgjigjen e tij përfundimtare. Vlen të përmendet, se francezi është në kontratë me Frankfurt deri në vitin 2029 dhe gjermanët nuk pranojnë oferta më të ulëta se 70 milionë euro.
Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, 22-vjeçari ishte fantastik me fanellën e ekipit gjerman. Në 48 ndeshje që mori pjesë, Hugo Ekitike ia doli që të shënonte 22 gola dhe të asistonte në 12 të tjerë.
Poll