Manchester City është nën “akuza”. Pas disa humbjeve rresht dhe forma e keqe sin ë Champions edhe në Premier League ka bërë që shunë të ngrenë gishtin ndaj Guardiolës. Por legjenda e klubit është kundër mendimeve të kësaj natyre.
Sergio Aguero, që kaloi shumë vite të “arta” tek “Citizens” është pro Pep Guardiolas. Golashënuesi më i mirë në histori tek City ka dhënë deklaratë se spanjolli është trajneri më i aftë për të drejtuar klubin blu.
“Lojtarët kanë mentalitet fituesi. Këtë ua ka injektuar Guardiola. Ai është shumë i zoti. Është i aftë dhe e ka treguar duke bërë histori në Angli për llogari të Cityt. Spanjolli është pika kyçe për klubin. Pep është më i miri për Cityn e kjo as që vihet në diskutim. Për mua, nuk e di a do të kenë ata ndonjëherë në dispozicion një teknik më super se ai.”, u shpreh Aguero.