Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Liverpool mund të humbasë 24 milionë euro për “mend koke”, “The Reds” gati të rikthejnë mbrojtësin

Shkruar nga NEWSPORT
Liverpool mund të humbasë 24 milionë euro për “mend
Arnold & Quansah

Liverpooli dështoi në ditën e fundit të merkatos të transferonte mbrojtësin Marc Guehi nga Crystal Palace. Marrëveshja me mbrojtësin u gjet, por “Shqiponjat” nuk gjetën dot zëvendësues të mbrojtësit.

Por Liverpool është ende në kërkim të një mbrojtësi dhe mediat britanike bëjnë të ditur për një rikthim të mundshëm të Jarell Quansah. Ky i fundit u largua nga “The Reds” në merkaton e verës për tek Bayer Leverkusen.

Por siç bëhet me dije, Liverpool ka përfshirë një klauzolë rikthimi të mbrojtësit me një vlerë prej gati 59 milionë eurosh. Ndërsa në verë, Quansah u ble nga Leverkusen prej 35 milionë eurosh. Praktikisht, Liverpool mund të humbasë thuajse 24 milionë euro në rast të rikthimit të mbrojtësit anglez.

Poll

Lexo gjithashtu