
Barcelona nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Luis Díaz. Katalanasit do të tentojnë sërish për transferimin e futbollistit, i cili është në kontratë me Liverpool deri në vitin 2027.
Klubet prej kohësh vazhdojnë mes tyre bisedimet për gjetjen e n jë marrëveshje, e cila kohët e fundit duket se po shkon në rrugën e duhur. Fillimisht “The Reds” nuk ishin dakort për largimin e tij, por duket se tashmë kanë ndryshuar qasje.
Anglezët lanë lënë hapur mundësinë e gjetjes së një marrëveshje me Barçën për Diaz. Mësohet se për ta lënë të lirë, Liverpool kërkon minimalisht 85 milionë euro, shumë lart krahasuar me 60 milionë euro që është e gatshme të paguajë skuadra spanjolle.
Negociatat mes palëve vazhdojnë dhe mbetet të shihet nëse do të arrijnë të gjejnë një marrëveshje apo jo.