
Alexander Isak prej kohësh është në qendër të vëmendjes pasi siç diht është kërkuar me ngulm nga Liverpool. Por kalimi i tij në “Anfield” është “penguar” nga Neëcastle.
E pash shumë javësh, Isak ka “shpërthyer” në rrjetet sociale ndaj klubit të tij aktual. Sudezi ka akuzuar klubin se nuk ka mbajtur premtimet dhe në të tilla raste thyhet besimi. Pas gjithë këtyre gjërave, tashmë marrëdhënia mes tyre nuk do të jetë më kurrë e njëjtë.
“Jam krenar që jam vlerësuar nga kolegët e mi profesionistë me një vend në “Ekipin e Sezonit” të PFA Premier League për sezonin 2024/25. Para së gjithash dua të falënderoj shokët e mi të ekipit dhe të gjithë te Neëcastle United që më kanë mbështetur gjatë gjithë rrugës. Nuk jam në ceremoni sonte. Me gjithçka që po ndodh, nuk më dukej e drejtë të isha atje.
Kam heshtur për një kohë të gjatë, ndërsa të tjerët kanë folur. Kjo heshtje i ka lejuar njerëzit të shtyjnë versionin e tyre të ngjarjeve, edhe pse e dinë se kjo nuk pasqyron atë që është thënë dhe është rënë dakord me të vërtetë pas dyerve të mbyllura.
Realiteti është se premtimet u bënë dhe klubi e ka ditur qëndrimin tim për një kohë të gjatë. Të sillesh tani sikur këto probleme sapo kanë filluar të shfaqen është mashtruese.
Kur premtimet thyhen dhe besimi humbet, marrëdhënia nuk mund të vazhdojë. Këtu qëndrojnë gjërat për mua tani – dhe pse ndryshimi është në interesin më të mirë të të gjithëve, jo vetëm timin”, ka shkruar 25-vjeçari.