Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Le të shijojmë futbollin tim”, Salah pas rinovimit: Me Liverpool mund të fitojmë më shumë trofe

Shkruar nga NEWSPORT
“Le të shijojmë futbollin tim”, Salah pas rinovimit: Me
Mohamed Salah

Mohamed Salah rinovoi mëngjesin e sotëm kontratën e tij me Liverpool. Tashmë, sulmuesi egjiptian do të jetë pjesë e “The Reds” edhe për dy vite të tjera, pra deri në vitin 2027. Pasi hodhi firmën mbi kontratë, Salah është shprehur mjaft i lumtur për rinovimin.

“Është fanatastike që të jem këtu edhe për dy vite të tjera. Jam shumë i lumtura që kam nënshkruar kontratën e re. Ne kemi një ekip të madh, siç ka qenë në vitet e mëparshme.  Zgjodha që të qëndroj sepse besoj se mund të fitojmë më shumë trofe dhe të vazhdojmë të shijojmë futbollin tim”, është shprehur egjiptiani.

32-vjeçari ka qenë mjaft deçiziv edhe përgjatë këtij sezoni me Liverpool, qoftë në Premier League, EFL Cup apo UEFA Champions League. Në 45 ndeshje të luajtura, Salah ia ka dalë që të shënojë 32 gola dhe të asistojë në 22 të tjerë, duke qenë protagonist absolut.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga