
Ilkay Gundogan është përfolur vazhdimisht se mund të largohej nga Manchester City në merkaton e verës. Por diçka e tillë nuk do të ndodhë, pasi tashmë palet duket se kanë ndryshuar mendje.
Gundogan ka zgjatur bashkëpunimin me “Qytetarët” deri në vitin 2026. Gjermani u bë pjesë e citizenëve në verën e vitti 2024, ku firmosi kontrata për 1 vit, teksa tashmë e ka rinovuar atë edhe për një sezon tjetër.
Pep Guardiola e ka konfirmuar diçka të tillë, me trajnerin që ka theksuar se kjo është një nga gjërat e mira që ka ndodhur së fundmi.
“Gundo ka një kontratë të re, patjetër. Çfarë do të ndodhë në verë nuk e di, por ai ka një vit kontratë më shumë tani”, tha Guardiola. Siç duket paraqitjet e 34-vjeçarit kanë bindur drejtuesit për të vazhduar mes tyre bashkëpunimin.