Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Largimi i De Bruyne nga Manchester City, Guardiola: Ditë e trishtuar, por vë bast se t’i bëjnë një statujë

Shkruar nga NEWSPORT
Largimi i De Bruyne nga Manchester City, Guardiola: Ditë e trishtuar, por
Pep Guardiola - Kevin De Bruyne

Lajmi i largimit të Kevin De Bruyne nga Manchester City sigurisht ka shtangur të gjithë. Belgu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur vendimin e tij, ndërsa falenderoi të gjithë për mbështetjen.

Padiksutim që një ndër të habiturit është edhe Pep Guardiola. Timonieri spanjoll lka theksuar se ishte një lajm i trishtuar, por njëkohësisht ndjehet i lumtur që ka bashkëpunuar me të.

“Kjo është një ditë e trishtuar. Por edhe një ditë e lumtur për faktin që pata kënaqësinë ta përjetoja personalisht kohën me të. Ai na dha të gjithëve shumë me përulësinë e tij dhe ndikimin e tij në suksesin tonë gjatë dekadës së fundit. Kjo do të kishte qenë e pamundur ta imagjinonim pa të. Na kanë mbetur ende 10 ndeshje, shpresojmë 11, që të mund t’i shijojmë me tifozët tanë dhe ai do të marrë dashurinë dhe vlerësimin që e meriton. Nuk e di nëse do të luajë në Botërorin e Klubeve. Unë do vija bast që do ketë një statujë”, ka përfunduar Guardiola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga