
Lamine Yamal padiksutim është lojtari më i përfolur i Euro 2024. Paraqitjet e tij me Spanjën në Kampionëtin Europiankanë marrë vëmendjen e të gjithëve.
Edhe pse vetëm 17-vjeç, Yamal i aka dalë më së miri të fitojë një vend të rëndësishëm sit e “Furia e Kuqe” ashtu edhe te Barça, duke luajtur si një veteran i vërtetë. Talenti spanjoll ka mahnitur edhe pep Guardiolën.
Timonieri i Manchester Cityt ka theksuar se Yamal është fantastik dhe se është thjeshtë i mrekullueshëm për t’u parë. Gjithashtu nënvizoi se çdo herë që luan kombëtarja e pyet Rodrin për 17-vjeçarin për të marrë informacione për të.
“Lamine Yamal është i jashtëzakonshëm. Sa herë që Rodri kthehet nga kombëtarja, e pyes dhe më thotë se është i mrekullueshëm për tu parë.
Shpresojmë që kur të jetë 25 vjeç, ne nuk do të jemi të lodhur prej tij. Ai luan shumë mirë, ai është vendimtar”, ka theksuar Guardiola para duelit mes Barçës dhe Cityt.
Barcelona do të përballet me Manchester City ditën e nesërme në orët e para të mëngjesit, sfidë që do të luhet në orën 01:00. Por në këtë sfidë nuk do të luajë Yamal, pasi është ende me pushime.