
Arsenali do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Real Madrid në çerekfinalen e kthimit në Champions League. Përballje kjo që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” në orën 20:45 ditën e mërkurë.
Anglezët do të kërkojnë të administrojnë rezultatin e sfidës së parë mes tyre, e cila ka përfunduar 3-0. Por përpara kësaj përballjeje, Mikel Arteta ka marrë lajme të mira që ka marrë për rikthimin e Dean Rice dhe Saka, ka edhe lajme të këqija.
Kjo pasi Jorginho nuk do të mund të jetë i gatshëm për sfidën e së mërkurën. Italiani mori një dëmtim në sfidën që Arsenali zhvilloi mbrëmë me Brentfordit, duel që u mbyll 1-1.
Jorginho ka marrë një dëmtim në brinjë dhe në këto kushte Arteta nuk do ta ketë të gatshëm për çerekfinalen e kthimit ndaj madrilenëve. Një mungesë e rëndësishme për timonierin e “topçinjtë”, i cili do të duhet të vazhdojë me një pla B.