Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

"Kush nuk beson tek ai, gabon rëndë", kapiteni i United ribashkohet me teknikun: Do të arrijmë sukses si tek Sportingu

Shkruar nga NEWSPORT
"Kush nuk beson tek ai, gabon rëndë", kapiteni i United
Bruno Fernandes

Manchester United ka parë Ruben Amorim të mbërrijë tashmë. E kush më mirë mund të komentojë teknikun portugez se Bruno Fernandes. Lojtari i United e ka patur Amorim trajner tek Sportingu e tani e sheh veten të ribashkohet me të.

Kapiteni i United beson se trajneri i ri do të ketë të njëjtin ndikim masiv sin ë ekipin portugez. Sporting kaloi 20 vjet pa fituar titullin, derisa Ruben ia doli mbanë të rikthente lavdinë. E kjo tregon shumë për punën e palodhur që ai bën.

“Shpresoj që tekniku të bëjë të njëtën gjë si tek Sportingu. Momenti më duket i duhur që ai të vijë edhe të sjell energjitë e reja. Unë e njoh shumë mirë atë dhe nëse ndokush nuk beson tek cilësitë e tij ju them se gabon rëndë. Është menaxher vërtet i zgjuar dhe taktikisht shumë i zgjuar. Ideja e futbollit që ka do të jetë e mirë dhe do të na sjellë suksese. Besoj shumë në këtë aspekt.”, u shpreh Fernandes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga