Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Klubi i njohur europian përgatit rikthimin e Armando Brojës, pritet “drita jeshile” nga Chelsea

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi i njohur europian përgatit rikthimin e Armando Brojës, pritet
Armando Broja - Southampton

Armando Broja vazhdon të jetë në qendër të merkatos. Për sulmuesin shqiptarë ka interes nga disa ekipe në Premier League, Serie A dhe Bundesligë.

Skuadra e fundit që tashmë ka shfaqur interes për të është Southampton. Drejtuesit anglezë po mendojnë rikthimin e Brojës në ekip, pasi me “Shenjtorët” pati sezonin më të mirë në karrierën e tij në vitin 2021-2022

Sipas “Sky Sport” Southampton është në “pole –position” për të siguruar shërbimet e Brojës. Broja shikohet si lojtari ideal për të zëvendësuar Adams, pasi këtij të fundit i ka përfunduar kontrata dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Kujtojmë se gjatë aventurës së parë të tij te Southampton, 22-vjeçari ia doli të shënonte 9 gola, duke kaluar një sezon fantastik nën drejtimin e Ralph Hasenhuttl. Chelsea që zotëron kartonin e lojtarit, dëshiron jo më pak se 35 milionë euro, shifër kjo që pritet të ulet pas bisedimeve mes dy klubeve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga