Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Klopp pro heqjes së VAR-it: Jo për teknologjinë, por për ata që e përdorin

Shkruar nga NEWSPORT
Klopp pro heqjes së VAR-it: Jo për teknologjinë, por për ata
Jurgen Klopp

Në Angli po diskutohet për mundësinë e heqjes së teknologjisë VAR. Klubet e Premier League do të votojnë muajin e ardhshëm nëse do ta heqin VAR apo jo dhe në rast se miratohet sezoni i ardhshëm do të jetë pa të.

Jurgen Klopp i cili do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit nuk do të votojë. Por në prag të ndeshjes së tij të fundit në “Anfield” si trajner i “The Reds” ka folur për këtë në konferencën për shtyp.

Tekniku gjerman do ta pranonte me kënaqësi heqjen e VAR-it. Por problemin Klopp nuk e ka me tekonologjinë por me ata që e përdorin atë.

“Padyshim që nuk është e drejtë se si do e përdorin, unë do të votoja pro heqjes. Këta njerëz nuk janë në gjendje ta përdorin siç duhet. Problemi nuk është VAR, por duke qenë se nuk mund të ndryshosh njerëzit, unë do të votoja pro heqjes së VAR”, është shprehur Jurgen Klopp.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga