Ruben Amorim me shumë gjasa do të zëvendësojë Erik ten Hag te Manchester United. Drejtuesit portugezë kanë paraqitur interesin e tyre te Sportingu i Lisbonës, duke shpehur dëshirën që portugezi të kalojë në Premier League.
Nuk ka vonuar shumë dhe sipas Fabrizio Romano nga burime pranë Sportingut bëjnë me dije se Ruben Amorim i ka thënë “PO” një kalimi të tillë. Në këtë mënyrë anglezët kanë pranuar të paguajnë klauzolën e lirimit të portugezit, e cila është 10 milioë euro.
Kështu bisedimet mes palëve po ecin në rrugën e duhur dhe pritet që shumë shpejt Amorim të marrë drejtimin e United dhe të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, ndërsa lë "thatë' Manchester Cityn, me këto të fundit që e monitoronin si zëvendësuesin e Pep Guardiolës në rast një largimi të mundshëm të spanjollit.
View this post on Instagram