
Pedro Porro
Pedro Porro është një nga futbollistët më të kërkuar në merkato, me mbrojtësin që kërkohet nga ekipet “big”. Sipas “Fichajes” bëhet me dije se Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester City synojnë transferimin e tij që në verë.
Tottenham nga krahu tjetër i ka vendosur çmim lojtarit. “Spursat” për ta lanë të lirë Porron kërkojnë minimalisht 60 milionë euro. Spanjolli në këtë sezon ka luajtur në 49 ndeshje, ku ka mundur të shënojë 4 gola dhe të dhurojë 9 asiste.
Barça është para që po këmbëngul për të, ndërsa pas nuk ngelen as City dhe Bayern. Javët e ardhshme do të jenë shumë të “nxehta” për mbrojtësin, i cili me shumë gjasa do të ndryshojë ambient në muajt në vazhdim.
Poll