
Me Manchester United që është futur seriozisht në merkato për të përforcuar ekipin, gjithashtu priten edhe largime. Gjatë kësaj vere, pritet që te “Djajtë e Kuq” të ketë një revolucion.
Është Mason Mount ai që është përfolur që nga marsi e deri më sot për një largim të mundshëm nga United. Por gjithçka është vendosur, dhe fantazisti anglez nuk do të largohet nga “Old Trafford”.
Pavarësisht se për shkak dëmtimesh ka luajtur vetëm 756 minuta gjatë sezonit të fundit, Mount ka besimin e Ten Hag dhe drejtuesve që mund të bëjë shumë më mirë gjatë sezonin të ardhshëm.
Shumë oferta kanë ardhur në drejtim të United, por të gjitha janë refuzuar. 25 vjeçari do të vazhdojë të jetë pjesë e “Djajve të Kuq”, dhe do të përpiqet të bëjë sa më mirë me numrin “7” që mban në fanellë.