Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Ka luajtur bashkë me Armando Brojën te Chelsea, “plasin” milionat për mbrojtësin e Anglisë

Shkruar nga NEWSPORT
Ka luajtur bashkë me Armando Brojën te Chelsea, “plasin”
Tino Livramento dhe Armando Broja kur ishin pjesë e Chelsea U-23

Nën “vrullin” e lëvizjeve të merkatos së janarit është përfshirë edhe klubi i Arsenalit. Kjo pasi ekipi synon që të forcojë edhe mbrojtjen e skuadrës, por emri për të cilin interesohet ka ndezur konkurrencën.

Bëhet fjalë për mbrojtësin, Tino Livramento i cili luan për ekipin e Newcastle, ku ndër të tjera ka luajtur edhe me futbollistin shqiptar Armando Brojën tek Chelsea U-23. Ndërsa transferimi i kushton 74 milionë euro. Sipas "The Sun" i lakmuari i Arsenalit njëkohësisht është në listën e “dëshirave” të  Manchester City.

Mbrojtësi 23-vjeçar ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij me New Castle, dhe të dy “gjigantët” e Premier League janë të interesuar për të siguruar shërbimet e tij.

Mbrojtësi ka dalluar edhe për aftësitë e tij pasi është bërë pjesë edhe e kombëtare së Anglisë, ku ka fituar në 3 paraqitje.

Ka luajtur bashkë me Armando Brojën te Chelsea, “plasin”
Tino Livramento dhe Armando Broja në ekipin e Chelsea 2023

 

Poll

Lexo gjithashtu