
Premier League nuk do të ketë pushim, teksa java e 31-të do të luajë dy takimet e fundit ditën e sotme. Liverpool – Shiffield United dhe Chelsea – Manchester United do të sfidohen për 3 pikët.
“The Reds” do të synojë fitoren në “Anfield” për të rimarrë sërish vendin e parë në kampionat. Një sfidë që për Jurgen Klopp është e vështirë dhe që kërkon një vlerësim maksimal. Gjithashtu timonieri gjerman në prag të kësaj përballje ka theksuar se po ndjehet ngarkesa e ndeshjeve, pasi ekipi po luan disa takime brenda javës.
“E enjte, e diel, e enjte, e diel, e mërkurë, e shtunë – këto janë gjashtë ndeshjet tona të ardhshme. Pra, ne kemi nevojë për ekipin e plotë sepse jemi pranë fundit. Kemi bërë një sezon shumë të gjatë, një sezon ku kemi pasur një kalendar të ngjeshur dhe gjithmonë kemi vuajtur mungesat, sepse kur dikush kthehet, një apo dy të tjerë dëmtohen.
Sheffield UTD? Pres një ndeshje të vështirë, të fortë dhe të luftuar. Momenti është shumë i vështirë dhe delikat, por mezi pres jo vetëm këtë ndeshje, por të gjitha. Kemi një fund sezoni vërtet emocionues, por ne të gjithë jemi në humorin e duhur, e ndjej këtë brenda skuadrës”, ka theksuar Klopp.