Granit Xhaka duket se ka rilindur në Premier League. Te skuadra e Sunderland po bën praqitje fantastike në këtë sezon.
Klubi anglez menjëherë pas transferimit të mesfushorit shqiptari vendosi t’i besojë çelësat e skuadrës në këtë sezon, duke pranuar të udhëhiqen nga ish-i i Arsenalit. Pikërisht kjo zgjedhje ka rezultuar të jetë e duhura, pasi Sunderland në 9 javë kampionat ka grumbulluar 17 pikë, duke surprizuar të gjithë.
Padiksutim që meritë të madhe ka Xhaka, i cili gjithashtu ka nisur të “pushtojë” Premier League. Kjo pasi në 9 javë kampionat të zhvilluara deri më tani, është futbollisti që ka vrapuar më shumë në fushën e lojës. 33-vjeçari ka përshkruar më shumë kilometra deri më tani, më shumë se çdo futbollist tjetër në Angli.
Sipas një postimi nga faqja zyrtare e Ligës Premier, Xhaka ka vrapuar plotë 100.8 kilometra në nëntë ndeshje, duke pasur një mesatare mbi 11 kilometra për ndeshje.
Pas Xhakës në renditje është bashkëlojtari i tij, Noah Sadiki, me 100.1km, ndërsa pas tyre vijnë Elliot Anderson (Nottinggham) me 99.9km, Daniel Munoz (Crystal Palace) me 99.2km dhe Sander Berge (Fulham) me 98.5km kompleton pesëshen.
????⚪️ @SunderlandAFC's engine room ????
— Premier League (@premierleague) October 28, 2025
The Black Cats are fourth in the table, and their central midfielders are the only pair to have run 100km this season! pic.twitter.com/DrtSem4SkG
