Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Jo vetëm Inter, Milan e Juve, në garë për talentin futet edhe Liverpooli

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm Inter, Milan e Juve, në garë për talentin futet
Lukaku & Leoni

Liverpooli kërkon të përforcojë repartin e prapavijës në këtë merkato verore. Prej kohësh, kampionët e Anglisë po ndjekin me vëmendje Marc Guehin, por nuk është vetëm ky i fundit në listë.

Siç raporton Fabrizio Romano, Liverpool po punon për të sjellë në Premier League, Giovanni Leonin. Qendërmbrojtësi 18-vjeçar është një nga emrat më të dëgjuar të merkatos së verës.

Mbrojtësi i Parmës shihet si një nga talentet më të mëdha të repartit të mbrojtjes. Gjithashtu Giovanni Leoni është objektiv i mbrojtjes i Interit, Milanit dhe Juventusit, të cilat po e ndjekin prej kohësh.

Por me futjen në garë të Liverpoolit, klubet italiane do ta kenë më të vështirë të arrijnë tek 18-vjeçari. Leoni regjistroi sezonin e kaluar në Serie A me Parmën 17 paraqitje ku shënoi një gol.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga