Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Jam shumë i lumtur, City një nga klubet më të mira në botë”, Donnarumma: Krenar që kam trajner Guardiolën

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam shumë i lumtur, City një nga klubet më të mira
Gianluigi Donnarumma

Gianluigi Donnarumma pak ditë më parë u transferua në Premier League, duke u bërë futbollisti më i ri i Manchester Cityt. Italiani ka folur dhe ka treguar se pse zgjodhi “Qytetarët”, teksa ka folur me superlativa për pep Guardiolën.

Ish-i i PSG-së duket shumë i lumtur me jetën e re në Angli, ndërsa nënvizon se është bërë pjesë e një prej klubeve më të mira në Botë.

“Ta kesh trajner Pep Guardiolan trajner është gjëja më e madhe që mund t’i ndodhë një futbollisti. Ai më donte... jam krenar për këtë.

Dua të bëj historinë te Manchester City, ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe shumë tituj të tjerë. Është një klub që gjithnjë më ka magjepsur.

Jam shumë i emocionuar. Erdha këtu me tërë familjen, të gjithë po qeshin dhe jam shumë i lumtur dhe krenar. Mezi po pres që ta nis këtë aventurë.

Jam shumë krenar që jam në një nga klubet më të mira në botë, kanë provuar të më transferojnë prandaj ka qenë e lehtë dhe jam i emocionuar për të qenë këtu”, ka theksuar gardiani i portës.

Poll

Lexo gjithashtu