Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Jam jashtëzakonisht krenar, sezonin e ri fitojmë trofe”, Mikel Arteta: Kur nisa karrierën si trajner ndjeva një pasion të madh për punën time

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam jashtëzakonisht krenar, sezonin e ri fitojmë trofe”,
Mikel Arteta

Arsenal nuk ia doli të fitonte titullin këtë sezon, teksa luftoi deri në ndeshjen e fundit me Manchester Cityt. “Topçinjtë” duhet të presin kështu minimalisht edhe një sezon tejtër për të bërë realizuar ëndrrën për të fituar Premier League.

Mikel Arteta shprehet i bindur se sezonin e ri, ekipi i tij do t’ia dalë të fitojë trofe. Spanjolli shpehet mjaft i kënaqur me sezonin e zhvilluar nga lojtarët, ndërsa i falenderon të gjithë për kontributin tyre.

“Jam jashtëzakonisht krenar, sepse kur vendosa të ndaloj karrierën time si lojtar, mendoja se gëzimet e futbollit do të zhdukeshin. Por, sapo filloi karriera ime si trajner kam ndjerë një pasion të madh për atë që bëj dhe duhet të falënderoj të gjithë lojtarët dhe stafin që më mbështesin në këtë rrugë. Shpresoj që ata të na çojnë në krye dhe të fitojmë trofe.

 Sezoni i ri? Fitore, fitore dhe vetëm fitore. Ne kemi një ekip plot me entuziazëm dhe duam të fitojmë trofe edhe pse konkurrenca është e fortë, por ne do të bëjmë më të mirën”, ka deklaruar Arteta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga