
Chelsea ka marrë një goditje të fortë në transfertë nga Ipswich duke u mposhtur me rezultatin 2-0. Humbje që mund t’i ketë treguar “bluve të Londrës” se kanë dalë nga gara për titull, ku gjenden momentalisht në vendin e 4-t me 10 pikë larg Liverpool kryesues. Nga krahu tjetër, Ipswich me këtë fitore është vetëm një pikë larg zonës së mbijetesës në Premier League.
Gjithashtu dhe Manchester United nuk po arrin dot të ngre kokë duke regjistruar humbjen e tretë radhazi kësaj radhe ndaj Newcastle United. Miqtë e siguruan takimin që në pjesën e parë duke shënuar me Isak dhe Joelinton. Me këtë fitore, Newcastle kalon Cityn duke u ngjitur në vendin e 5-të me një pikë më shumë. Ndërsa United mbetet në vendin e 14-të me 7 pikë larg zonës së rënies.
Një ndeshje fantastike ka përfunduar në barazim mes Aston Villa dhe Brighton me shifrat 2-2. Miqtë dolën të parët në avantazh, por u përmbyësn me dy gola nga vendasit, megjithatë Lamptey në minutën e 81-të i dha golin e barazimit. Aston Villa pozicionohet në vendin e nëntë, ndërsa Brighton një vend më poshë.