
Martin Zubimendi ka udhëtuar ndrejt Londrës për të kompletuar transferimin e tij te Arsenal. Mesfushori spanjoll siç dihet ka arritur marrëveshjen me “Topçinjtë”, me të cilët pritet të luajë në sezonin e ardhshëm.
Sipas “The Athletic” bëhet me dije se Zubimendi është takuar në Londër me drejtuesit e Arsenalu, ku kanë diskutuar edhe detajet e vogla të kontratës mes tyre. Lojtari shumë shpejt do t’u nënshtrohet edhe vizitave mjekësore për të firmosur më pas edhe kontratën.
Anglezët do të paguajnë te Real Sociedad shifrën e 60 milionë eurove. Ndërkohë ende nuk dihet se cila do të jetë paga që futbollisti do të paguajë. Vlen të theksohet se Zubimenti është i “preferuar” nga Real Madrid, por madrilenët siç duken kanë “humbur garën” me Arsenalin.
???? Martin Zubimendi in London to meet Arsenal officials & complete formalities of transfer to Emirates Stadium. 26yo Spain international midfielder joins from Real Sociedad in deal long since regarded at #AFC as done + signed. W/ @gunnerblog @TheAthleticFC https://t.co/rJbv5Rtxma
— David Ornstein (@David_Ornstein) June 20, 2025