
Ditën e nesërme, Manchester City do të dalë në fushën e lojës për sfidën e javës së 34-t të Premier League ndaj Ëolves. Lajmi i mirë tek “citizens” është rikthimi i Rodrit, por vetëm në stërvitje, për në fushën e lojës ai duhet të presë edhe pak.
Gjë që e ka konfirmuar vetë trajneri i Manchester Cityt në konferencën për shtyp para sfidës me “ujqërit”. “Jam vërtet i lumtur që Rodri ka filluar stërvitjen përsëri. Sapo mjeku të thotë që ai mund të fillojë të luajë, do ta fus në fushë.
Por duhet fillimisht që mjekët ta miratojnë këtë gjë, ishte një dëmtim i vështirë. Rodri po stërvitet gjithnjë e më shumë çdo ditë, por duhet të presim derisa ai të mos bëjë një hap prapa dhe të lëndohet përsëri.
A do të kthehet në fushë këtë sezon? Nuk e di. Do të më tregojë mjeku, unë nuk jam një i tillë”, shprehet Guardiola.
