Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

I kritikuar nga tifozët në “Old Trafford”, Mikel Arteta kërkon sulmuesin United

Shkruar nga NEWSPORT
I kritikuar nga tifozët në “Old Trafford”, Mikel Arteta
Mikel Arteta - Manchester United/ Fotomontazh

Arsenali nuk ia doli as këtë sezon të fitojë garën me Manchester Cityn për titullin kampion. Gjithsesi te “Topçinjtë” nuk ka kohë për të humbur, ku stafi dhe drejtuesit kanë nisur punën për përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.

Kështu Marcus Rashford është i preferuari i Mikel Artetës për sulmin. Sulmuesi anglez ka patur një sezon të vështirë në “Old Trafford”, ku ka qenë vazhdimisht në qendër të kritikave  nga tifozët për shkak të formës së dobët.

Gjithsesi kjo nuk e pengon Artetën ta ketë pjesë të planeve për sezonin e ardhshëm. Në diteëet në vazhdim pritet që mes klubeve të nisin bisedimet për transferimin e anglezit në “Emirates”. 26-vjeçari ka kontratë me United deri në qershor të vitit 2028. Këtë sezon ka luajtur në 43 ndeshje, ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë edhe 5 asiste.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga