
Raphinha këtë sezon është thjeshtë fenomenal. Braziliani ka arritur të shënojë 22 gola dhe të dhurojë 11 asiste në 30 ndeshje të zhvilluara me skuadrën e Barçës.
Paraqitjet e tij kanë rënë në syrin e ekipeve të tjera dhe Manchester City është një prej skuadrave që “ëndërron” sulmuesin. Pep Guardiola i pëlqen shumë karakteristikat e brazilianit dhe kërkon transferimin e tij në “Etihad Stadium”.
Diçka e tillë duket e vështirë, pasi Barça nuk pritet të privohet nga shërbimet e tij. Por nga ana tjetër anglezët po mendojnë të bëjnë gati 100 milionë euro për t’ia propozuar katalanasve për t’ë lënë të lirë lojtarin e tyre.
Kujtojmë se në Premier League ka interes edhe nga Arsenal e Chelsea, por City duket më i avantazhuar për Raphinan. Me interes pritet të mësohet se çfarë do të ndodhë në ditët e mbetura të kësaj merkatoje.
???????? BREAKING: Manchester City are supposedly going to make a €100m bid for Raphinha.
— Barça Universal (@BarcaUniversal) January 22, 2025
Arsenal are also interested but they wouldn't be able to compete with Manchester City financially.
— @TEAMtalk pic.twitter.com/WiXhdQdNDK