Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“I emocionuar që do të sfidojmë Realin”, Mikel Arteta: Fillimisht duhet të kalojmë me sukses Chelsea

Shkruar nga NEWSPORT
“I emocionuar që do të sfidojmë Realin”, Mikel
Mikel Arteta

Arsenali ka një kalendar shumë të ngjeshur në vijim. Kjo pasi “Topçinjtë” do të luajnë një ndeshje të rëndësishme në kampionat ndaj Chelsea dhe më pas do të sfidojnë Real Madrid në Champions League.

Në lidhje me këtë ka folur Mikel Arteta. Ky i fundit është mjaft i emocionuar që skuadra e tij do të sfidojë madrilenët në çerekfinalen e Champions, ndërsa nënvizon se fillimisht duhet të kalojnë Chelsea.

“Është një përballje magjepsëse, sepse ne luajmë kundër klubit me historinë më të madhe në kompeticion.

Jam shumë i emocionuar që do të luaj kundër tyre, por para kësaj kemi disa ndeshje të mëdha në Premier League.

Chelsea dhe Arsenal janë dy skuadra që duan të jenë shumë dominuese në mënyrën e tyre të lojës, shumë agresive në presionë lartë. Është shumë e rëndësishme që t’i mbajmë ata larg”, ka theksuar timonieri spanjoll.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga