
Manchester City humbi dje 2 me 1 përballë Manchester United. Këta të fundit fituan kështu FA Cup. Guardiola është prononcuar pas ndeshjes, duke marrë përsipër fajin e humbjes.
“Urime për Manchester United. Mendoj se plani im në pjesën e parë nuk ishte i mirë. Pjesa e dytë ishte shumë më mirë. Ne kishim intensitet. Për shkak të vendimeve të mia, nuk nuk ishim në pozicionet e duhura për t’i sulmuar ato. Ishte gabimi im dhe lojtarët e dinë arsyen. Taktikisht nuk ishte mirë. Kisha ndjesinë që nuk ishte. Nuk funksionoi, kaq e thjeshtë”, u shpreh Guardiola.
Kujtojmë se Manchester City ia doli të fitojë titullin kampion në Premier League. Në anën tjetër u eleminua nga Champions League prej Real Madrid në çerekfinale.