Shpesh herë është folur në media se Kevin de Bruyne dhe pep Guardiola nuk kanë më një marrënie të mirë mes tyre. Por për t’iu dhënë fund spekilimeve ka menduar vetë veterani i Manchester Cityt.
De Bruyne ka pranuar se nuk është në formën e tij më të mirë pas dëmtimin dhe shpreson që shumë shpejt të arrijë të ndihmojë ekipin. 33-vjeçari ka theksuar gjithashtu se nuk ka asnjë lloj keqkuptimi mes tij dhe Guardiolës.
“Nuk ka asnjë keqkuptim mes meje dhe Guardiolës. Ai e di se ishte e vështirë për mua. Kisha dhimbje për shkak të dëmtimeve. Shpresoj të kthehem në formë dhe të ndihmoj skuadrën”, ka theksuar belgu.
Poll