Erling Haaland
Manchester City mund të transferojë Serhou Guirassy nga Borussia Dortmund, pasi klauzola e lirimit të tij ka rënë në 50 milionë euro. Sipas “Bild”, kjo klauzolë vlen vetëm për disa klube të mëdha europiane.
Serhou Guirassy
Vetëm Manchester City, Arsenal, Chelsea, Liverpool, Real Madrid dhe Barcelona kanë të drejtën ta aktivizojnë këtë klauzolë. Kjo i jep City-t një mundësi të mirë për të siguruar sulmuesin që ka bërë paraqitje të shkëlqyera në Bundesligë.
Në verë, Guirassy kushtonte 75 milionë euro, por në vitin 2026 vlera e tij bie me 25 milionë euro. Borussia Dortmund mund të detyrohet ta shesë për një shumë më të ulët se më parë.
Poll
