Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo vazhdojnë të emocionojnë tifozët me golat e tyre. Padiskutim që kjo dyshe ka shkruar historinë e futbollit anembanë botës, ndërsa nuk harrohen asnjëherë supergolat e shënuar nga argjentinasi dhe portugezi në vitet e tyre të arta.
Pikërisht kësaj dyshe, Rodri mendon se Erling Haaland iu shkon afër. Fituesi i “Topit të Artë” ka theeksuar se norvegjezi ka shumë cilësi që janë të ngjashme me kampionin e Botës dhe të Europës.
“Lojtari më vendimtar në botë për sa i përket numrave është Erling Haaland. Ai është i vetmi lojtar që mund të afrohet me Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon. Haaland është gjithashtu shumë i ri dhe do të jetë duke dominuar futbollin për shumë vite”, ka përfunduar mesfushori, i cili ka mbyllur këtë sezon para kohe për shkak dëmtimi, ndërsa ka nisur edhe fazën e rikuperimit.