Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Guardiola flet “pa doreza” pas sezonit të vështirë: Nëse do isha në Spanjë, i sigurtë shkarkimi

Shkruar nga NEWSPORT
Guardiola flet “pa doreza” pas sezonit të vështirë:
Pep Guardiola

Pep Guardiola nuk e fsheh zhgënjimin e tij me sezonin e Manchester City-t. Me një vend të tretë në Premier League, por kurrë realisht në garë për titull dhe një eliminim të hershëm në playoff-et e Champions kundër Real Madridit, klubi anglez ka humbur praktikisht të gjitha objektivat e tij, madje edhe humbjen e finales së Kupës FA kundër Crystal Palace.

Megjithatë, trajneri katalanas mbetet në pozicionin e tij dhe, siç rrëfeu gjatë programit “Premier Corner”, ndihet mirënjohës për besimin që mori: “Pas një viti si ai që kaluam te City, në Spanjë do të isha shkarkuar tashmë. Për fat të mirë për të, City treguan pak më shumë durim, u kujdes për mua dhe më dhanë gjithçka”.

Guardiola më pas e krahasoi situatën e tij me atë të Carlo Ancelottit, i cili u transferua nga Real Madridi për të drejtuar ekipin kombëtar brazilian: "Ai fitoi Champions-in dhe La Ligën vetëm një vit më parë dhe tani do të drejtojë Brazilin... Me rezultatet që patëm në tetor, nëntor dhe dhjetor, nëse nuk do të isha trajner i Cityt, do të isha shkarkuar tashmë!”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga