
Casemiro dhe Christian Eriksen
Christian Eriksen mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit te Manchester United. Mesfushori danez po përgatit një largim të mundshëm në merkaton e ardhshme verore.
Oferat për të nuk mungojnë nga SHBA, por me shumë mundësi, 33-vjeçari danez do të rikthehet në vendlindje. Për Eriksen ka oferta edhe nga Superliga e Danimarkës, ligë e cila ka pëlqimin e mesfushorit.
Kujtojmë që këtë sezon me “Djajtë e Kuq”, mesfushori ka luajtur 27 ndeshje, ku ka shënuar 4 gola e asistuar në 4 të tjerë. Ai aktivizohet te United që prej vitit 2022, kur mbylli aventurën e tij me Brentford.
Poll