
Arsenal
Pas një starti sezoni fantastik ku ndodhet në vendin e parë me 16 pikë pas 7 javësh kampionat, duket se Arsenal mendon të blindojë lojtarët e saj kryesorë.
Pas arritjes së marrëveshjes me Leandro Trossard për të rinovuar, duket se rradhën e ka portieri David Raya.
30-vjeçari spanjoll ka pranuar të zgjasë kontratën me "Topçinjtë" të paktën deri në vitin 2028. Raya pritet të përfitojë dhe një rritje të ndjeshme të pagës.
Me Arsenalin më të uritur se kurrë këtë vit për të fituar trofe, Raya është një nga shtyllat kryesore të kësaj skuadre dhe rinovimi me të, do ishte një lajm i mirë për trajnerin Arteta.
Poll
Lexo gjithashtu
PREMIER LEAGUE
Shkarkim nga detyra? Ruben Amorim i ftohtë: S’kam frikë!
PREMIER LEAGUE