
Pep Guardiola befasoi të gjithë pas ndeshjes që Manchester City barazoi me Feyenoord. Timonieri pas sfidës në konferencën për shtyp u shfaq me shendja në kokë dhe në fytyrë.
I pyetur nga gazetarët deklaroi se e kishte bërë me duart e tij, pasi donte t’i bënte dëm vetes. Kjo pasi skuadra e tij po fitonte 3-0 ndaj holandezve dhe në 15 minutat e fundit anglezët pësuan 3 gola dhe gjithçka u barazua në 3-3.
Tashmë për këtë ka reaguar publikisht Guardiola. Ky i fundit ka theksuar se nuk po bënte aspak shaka dhe nënvizon se janë të shumtë ata që vuajnë nga shëndeti mendor. Madje në postimin e tij shprehet se të gjithë duhet të kërkojnë ndihmë.
“Unë u gjenda i papërgatitur me një pyetje në fund të një konference për shtyp mbrëmë, në lidhje me një gërvishtje që ishte shfaqur në fytyrën time dhe shpjegova se kjo ishte shkaktuar aksidentalisht nga një thua i mprehtë.
Përgjigjja ime nuk kishte për qëllim në asnjë mënyrë të bënte shaka me çështjen shumë serioze të vetëdëmtimit. E di që shumë njerëz përballen çdo ditë me probleme të shëndetit mendor dhe do të doja të shfrytëzoja këtë moment për të theksuar një nga mënyrat se si njerëzit mund të kërkojnë ndihmë, duke telefonuar linjën e Samaritans në 116 123 ose duke dërguar një email në [email protected]”, ka shkruar Pepi.
