Southampton është skuadra e fundit që siguron biletën për në Premier League. Ish-skuadra e Armando Brojës ia doli të mposhtë në “Play-off” ekipin e Leeds, duke u ngjitur kështu në elitën e futbollit anglez.
Në sfidën e zhvilluar në "Wembley” shënoi Armstrong në minutën e 24-të. Kaq ka mjaftuar dhe Southampton të jetë pjesë e më të mirëve në Premier League, duke u rikthyer kështu vetëm pas 1 viti mungesë.
Nga krahu tjetër një zhgënjim i madh për Leed që do të duhet të luajë në Championship edhe sezonin e ri. Ndërkohë kujtojmë se përveç Southampton në Premier League rikthehen edhe Leicester dhe Ipswich.
Poll