
Chelsea ia doli të fitonte në mënyrë spektakolare me përmbysje përballë Manchesyer United në ndeshjen e vlefshme për javën e 31 të Premier League. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Stamford Bridge”, përfundoi me rezultatin 4-3 në favor të “Bluve të Londrës”.
Pas kësaj sfide ka folur edhe trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino. Ky i fundit shprehet se e meritonin fitore dhe se luajtën në mënyrë fantastike, por thekson se nuk i pëlqen që të shënojnë gola.
“Ishte fantastike. E meritonim, ishim ekipi më i mirë. Ishte një rezultat i drejtë. Më pëlqen të shënojmë gola, por nuk më pëlqen t’i pësojmë siç ndodhi. Mënyra se si e filluam lojën është pikërisht ajo që duam, qoftë Manchester United apo Burnley përballë nesh”, është shprehur Pochettino.