Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Fiton më shumë se te Feyenoord dhe më pak se Jurgen Klopp, në Angli zbulojnë pagën e Arne Slot

Shkruar nga NEWSPORT
Fiton më shumë se te Feyenoord dhe më pak se Jurgen Klopp,
Jurgen Klopp & Arne Slot

Arne Slot u zyrtarizua ditën e djeshme nga Liverpool si zëvendesuesi i Jurgen Klopp. Ish-trajneri i Feyenoord dop të drejtojë “The Reds” në Premier League për 3 vite.

Gjatë kësaj periudhe 45-vjeçari do të përfitojë 8 milionë euro në sezon dhe paga e tij mund të rritet nëse arrin të fitojë trofe në “Anfield”. Mediat britanike zbulojnë se kjo pagë është shumë herë më e vogël se ajo që fitonte Klopp, ku paga e gjermanit ishte 17 milionë euro pa bonuse.

Ndërkohë nga krahu tjetër Slot do të fitojë më shume se sa te Feyenoord. Te skuadra holandezi paga e tij ishte 5 milionë euro bashkë me bonuse. Zyrtarisht Slot do të ulet në stolin e “The Reds” më 1 qershor, ku më pas do të nisë të ndërtojë skuadrën e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga