
Everton po përgatitet për sfidën e së dielës të cilën do ta luajë në shtëpi përballë Chelsea.
Në seancat stërvitore nuk mungon as Armando Broja edhe pse shqiptari nuk do të luajë kundër Chelsea, për shkak se është i huazuar pikërisht nga ata dhe Premier League nuk e lejon diçka të tillë.
Megjithatë, në fotot e publikuara sot nga Everton, Broja duket ndryshe nga të tjerët. Pothuajse të gjithë lojtarët e ekipit anglez janë duke buzëqeshur dhe “zbardhur dhëmbët”, shqiptari e ka kursyer këtë të fundit. Gjë që e bën yllin e Kombëtares sonë, të ndryshëm nga të tjerët.
Kujtojmë që sfida mes Everton dhe Chelsea do të zhvillohet këtë të dielë, e cila luhet në kuadër të javës së 17-të të Premier League. Ndeshja që do të luhet në “Goodison Park”, nis në orën 15:00.
View this post on Instagram