
Epoka “post-Klopp” nis tani, Liverpool ka zyrtarizuar trajneri e ri të ekipit.
Dihej prej kohësh, por tani është zyrtare. Arne Slot do të jetë trajneri i ri i Liverpool, me holandezin që merr vendin e të larguarit, Jugen Klopp. Slot do të fillojë punën e tij te “The Reds”, duke nisur nga 1 qershori.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez me anë të një postimi në faqen zyrtare.
“Njoftojmë se Arne Slot ka rënë dakord për një marrëveshje për t’u bërë trajneri i ri i klubit, duke marrë zyrtarisht pozicionin e tij më 1 qershor 2024”, shkruan Liverpool.
Kujtojmë që 45-vjeçari vjen pas eksperiencës së gjatë si trajner në Holandë, ku ka drejtuar ekipe me emër si AZ Alkmaar apo së fundmi Feyenoord.
Me këta të fundit, Slot mori pjesë në finalen e Conference League në vitin 2022 përballë Romës, ndeshje e cila u zhvillua në “Air Albania” dhe u fitua nga italianët.
View this post on Instagram