Enzo Fernandez prej kohësh ka përfunduar në radarin e Real Madrid, me madrilenët që e kërkojnë për të përforcuar mesfushën e tyre. Argjentinasi shihet si lojtari i duhur për “Los Blancos” për mesfushën, pasi Luka Modric është drejt pensionimit, ndërsA Aurelien Tchouameni nuk po bind në këtë sezon.
Sipas mediave britanike bëhet me dije se Fernandez mund të largohet nga “Stamford Bridge” dhe të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Për këtë “Blutë” kanë bërë të ditur edhe çmimin e kampionit të botës.
Plot 120 milionë euro duhet të paguajë Real Madrid për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit. Mbetet të shihet se çfarë do të sjellë merkatoja e janarit dhe ku do të jetë e ardhmja e Fernandez.