
Situata në të cilën ndodhet momentalisht Manchester City është një kaos i vërtetë. “Citizens” ngecën sërish kësaj radhe ndaj Evertonit të Armando Brojës duke ndarë pikët në një barazim me rezultatin 1-1.
Pas ndeshjes së sotme të “Boxing Day”, trajneri Pep Guardiola ka folur për mediat duke justifikuar situatën në të cilën ndodhet klubi që ai drejton.
“Ne luajtëm shumë mirë, por jemi në një periudhë që po na ndodhin pikërisht këto gjëra. Ne krijojmë shumë raste, por pësojmë gol në rastin e parë që kundërshtari krijon.”
Ndeshja e radhës me Leicester? “Tani është koha për t’u rikuperuar dhe për të shkuar në atë ndeshje me mentalitetin më të mirë të mundshëm. Kjo është ajo që duhet të bëjmë”, u shpreh Guardiola pas takimit.