
Diogo Costa
Aktualisht Manchester City është një skuadër në fazë rindërtimi. “Qytetarët” e Premier League kanë prekur thuajse të gjitha repartet e formacionit, ku pritet të ketë ndryshime edhe në portë.
Ederson duket se nuk jep më garanci në formacionin e Pep Guardiolës dhe pritet të dalë nga planet. Siç raportojnë mediat britanike, portieri brazilian ka arritur një marrëveshje me Galatasarayn.
Por “Citizens” nuk do të rrinë duarkryq teksa Ederson largohet. Diogo Costa është tashmë objektivi numër 1 i Manchester Cityt në merkato. Anglezët po përgatisin një ofertë prej 60 milionë eurosh për portierin e Portos.
Poll